Lajme
Opozita reagon: qeveria e Pejës po e “varros” diasporën
Sipas partisë më të madhe opozitare në Komunën e Pejës, AAK, komuna e dështoi projektin tradicional “Peja pret diasporën"Prishtinë” për qëllim të caktuara politike
“Pas fundosjes tash e 2 vjet të Manifestimit tradicional “Kultura pejane ndër vite”, në këtë vit, Komuna e Pejës, ka fundosur edhe Manifestimin bindshëm më të rëndësishëm tradicional të kësaj fushe – Peja pret diasporën”, kështu thuhet në reagimin e AAK-së.
Kjo parti opozitare e bënë fajtor kryesor për këto dështime drejtorin e kulturës Engelbert Zefajn. Sipas AAK-së, Zefaj për të mbuluar dështimin e manifestimit tradicional në fjalë, po përdorë pozitën prej drejtori, duke shfrytëzuar mediat për propagandë improvizuese.
“Për të demonstruar ironinë, kjo qeverisje me ditët e numëruara, për këtë traditë nuk ka marrë as më të voglin mund – të paktën një pano … Mirëseardhjeje … për diasporën nuk e ka vënë në qytet. Mos të flasim për, ndonjë koncert, vizitë pikave atraktive turistike, objekteve të trashëgimisë, organizimeve sportive, rinore, kulturore”, thuhet në reagimin e AAK-së, citon Kpress.
Qeverisja Komunale e Pejës, sipas opozitës, është përgjegjëse dhe fajtore për shuarjen e Manifestimit tradicional “Peja prej Diasporën” me të cilin projekt është organizuar pritja për mërgimtarët “që aq shumë bënë për Pejën e Kosovën dhe ky veprim injorues ndaj megrimtarëve duhet të ndryshon menjëherë”, transmeton.Ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













