Lajme
LOGOS-i zviceran mban primatin e partnerit strategjik të Hanit të Elezit
Hani i Elezit është njëra nga pesë komunat e përfshira në fazën e dytë të projektit për këshillime, trajnime dhe bashkëfinancime
Qysh nga prilli i vitit 2010, kur komuna e Hanit të Elezit nënshkroi një memorandum me Agjencionin Zviceran për Bashkëunim (SDC), për përkrahje të qeverisjes lokale dhe decentralizim e cila realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION, LOGOS-i mori primatin e partnerit strategjik në zhvillimin e Komunës së Hanit të Elezit.
“Hani i Elezit është njëra nga pesë komunat e përfshira në fazën e dytë të këtij projekti që për buxhet ka tre milionë euro për këshillime, trajnime dhe bashkëfinancime”. Kontaktet e vazhdueshme me ekspertët e LOGOS-it, pastaj trajnimet e vazhdueshme të zyrtarëve komunalë si dhe vizitat studimore në Suedi, në fushën e menaxhimit të Shërbimeve Publike ose ato të menaxhimit të të hyrave vetjake në Hungari, të menaxhimit të mbeturinave në Slloveni etj, janë koncepti më i qëlluar i këtij projekti që i nevojitej Komunës së sapo decentralizuar të Hanit të Elezit”, thotë zyrtari komunal për informim, z. Bashkim Sopa.
©albinfo.ch: Bashkim Sopa, zyrtar komunal për informim
Në segmentin e bashkëfinancimeve LOGOS-i tashmë ka implementuar projektin: – “Ndërtimi i rrugës së tregut“ në vlerë prej nëntë mijë eurosh dhe është në fazën e financimit të dy projekteve shumë të rëndësishme në infrastrukturën e arsimit, atë të “Regullimit të kulmit dhe dyshemesë“ në SHMU “Ilaz Thaçi“ në Han të Elezit dhe instalimit të ngrohjes qendrore në SHMU “Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë në vlerë prej dyzet mijë eurosh.
Gatishmëria e treguar e LOGOS-it që të ndihmojë Komunën e Hanit të Elezit edhe në një segment shumë të rëndësishëm, atë të ndihmës në Shërbimet Publike, bën që LOGOS-in ta vlerësojmë si partner shumë të rëndësishëm në një kohë shumë të rëndësishme.
Së fundi, LOGOS-i po ndihmon edhe në fuqizimin e Zyrave për informim në komunat partnere të këtij projekti, që janë shembull për komunikim të mirë ndërmjet komunës si institucion dhe qytetarëve e që paraqet një hallkë shumë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social.
©albinfo.ch: Nga marrëveshja e kryetarit Rufki Suma me Agjencionin Zviceran për Bashkëpunim
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë












