Lajme
Dimri, stina më e rrezikshme për shtëpitë e pabanuara të mërgimtarëve
"Gjatë kësaj stine ne e shtojmë patrullimin në shtëpitë e bashkatdhetarëve që na i kanë besuar neve për t’i ruajtur“, thotë për albinfo.ch Din Dalipi, menaxher i kompanisë SAS Security, e cila ofron shërbime të ruajtjes së pronës, biznesit dhe mbrojtjes së afërt
Gjilani është qyteti me një numër të lartë të qytetarëve të tij që jetojnë dhe punojnë në perëndim. Shumë shtëpi e prona të mërgimtarëve tanë që jetojnë jashtë vendit janë në pjesën më të madhe të kohës të pabanuara. Për sigurinë e tyre kujdeset policia e Kosovës, të afërmit e tyre, por një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë shtëpitë e tyre i sigurojnë edhe përmes angazhimit të kompanive private të sigurimit.
Menaxheri i një kompania të madhe të qytetit që ofron shërbime të ruajtjes së pronës, biznesit dhe mbrojtjes së afërt, SAS Security, me qendër në Gjilan, e cila vepron me një infrastrukturë moderne të kohës, thotë për albinfo.ch se sivjet ne nuk kemi pasur asnjë rast të thyerjeve apo vjedhje të shtëpive që i sigurojnë.
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me menaxherin e kësaj kompanie, Din Dalipin, sipas të cilit Gjilani është një vend ku rastet e vjedhjeve, përfshirë këtu vjedhjet nëpër shtëpi të pabanuara rregullisht, janë në ulje e sipër falë punës efikase të policisë se Gjilanit dhe kompanive të sigurimit.
„Gjendja e sigurisë në krahasim me vitin e kaluar, është shumë më e mirë, ndonëse tani jemi në muajt kur rreziku i dëmtimit të pronës apo i thyerjeve të shtëpive është më i madh. Muajt kur më së shumti ndodhin thyerje janë muajt e dimrit, sepse ndalet puna në ndërtimtari. Në këta muaj ne e shtojmë patrullimin në shtëpitë e bashkatdhetarëve që na i kanë besuar neve për t’i ruajtur“, thotë menaxheri i kompanisë, Din Dalipi për albninfo.ch.
Sipas menaxherit të kompanisë, sigurimi SAS bashkëpunon ngushtë me policinë e Kosovës në raste të dëmtimit të pronës apo veprave të jashtë ligjshme. „Me anë të sistemit të kamerave të instaluara në pikat ku i mbulon sigurimi, policia e Kosovës i ka në shërbim videoincizimet për të zbuluar rastet e krimit“ deklaron Dalipi.
Në regjionin e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës sigurimi SAS mbulon dhe siguron pronat e qindra bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas menaxherit përgjegjës, në kompaninë e tij shumë bashkatdhetarë kanë siguruar pronat që kompania i mban nën vëzhgim 24 orë përmes sistemit elektronik.
Diku rreth 300 shtëpi të bashkatdhetarëve i siguron kompania SAS e sigurimit në Gjilan dhe rrethinë.
„Kompania operon me rreth 10 automjete patrulluese gjatë 24 orëve dhe me stafin teknik në qendrën e vëzhgimit elektronik e cila mbikëqyret nga baza me mbi 30 monitorë“, thotë Dalipi në fund të bisedës me albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten















