Lajme
Në sistemin e Amadeus, Kosova figuron në Serbi
Madje edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në këtë sistem figuron si pjesë e Serbisë
Mungesa e kodeve shtetërore nuk po sjell vetëm humbje ekonomike. Ajo po i sjell Kosovës edhe humbje politike.
Nëse niseni për të rezervuar një biletë online, do të zhgënjeheni shumë. Jo se çmimet ndryshojnë përmes këtij sistemi, por në këtë sistem Kosova nuk figuron si shtet.
Në sistemin e rezervimit të biletave Amadeus, Kosova ende është nën Serbi. Madje edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në këtë sistem figuron si pjesë e Serbisë.Kështu pritet të jetë edhe për një kohë të gjatë, derisa vendi ta marrë kodin shtetëror nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit, ISO, shkruan gazeta “Express”.
Por, siç mësohet, për t’iu ndarë Kosovës ky kod ndërkombëtar, duhet të futet së pari edhe në buletinin e statistikave të Kombeve të Bashkuara. E Kosova njëherë nuk e ka mundësinë të anëtarësohet në këto organizata ndërkombëtare.
Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se tashmë janë duke punuar në këtë drejtim, edhe pse thonë se është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë.Lah Nitaj, këshilltar në këtë ministri, thotë se ky nuk është një problem me të cilin ballafaqohen vetëm në fushën e rezervimit kompjuterik të biletave të aeroplanit, por edhe në disa fusha tjera.
Ai tregon se në njërin nga sistemet kryesore të rezervimit të biletave Amadeus, një platformë elektronike që përdoret nga agjencitë e udhëtimeve, në interfejsin e terminaleve kompjuterike Aeroporti i Prishtinës nuk figuron si aeroport në Republikën e Kosovës.
Për të marrë kodin dyshifror dhe treshifror të shtetit nga ISO-ja, ai thotë se shteti duhet të figurojë në buletinin vjetor të shteteve.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












