Lajme
Panair i biznesit në Korçë
Hapet në Korçë panairi i biznesit shqiptaro-maqedonas. Në këtë panair marrin pjesë rreth 30 biznese nga Korça, Pogradeci, Ohri dhe Struga.
Birra e parë shqiptare, “Birra Korça” ka tërhequr një numër të madh vizitorësh. Stendat e saj kanë qenë ndër më të vizituarat gjatë ditës së sotme.“Birra Korça” tashmë eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat e Tiranës.
Panairi i biznesit shqiptaro-maqedonas do të qëndrojë i hapur për 2 ditë. Ai vjen si një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave ndërkufitare.
Sipas organizatorëve, këto aktivitete përmirësojnë edhe aksesin e informacionit rreth mundësive të zhvillimit të biznesit në të dyja anët e kufirit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











