Lajme
Maqedoni:Lehtësohen procedurat për marrjen e nënshtetësisë
Deri në fund të shtatorit të këtij viti janë parashtruar gjithsejt 1.800 aplikime për shtetësi
Në Maqedoni ekziston një numër i madh i qytetarëve që nuk posedojnë shtetësi. Problemi kryesor për marrjen e shtetësisë janë kushtet rigoroze të cilat aplikuesit vështirë i plotësojnë.
Ka raste kur një qytetar i cili ka lindur dhe është rritur në Maqedoni por nuk posedon shtetësinë për shkak se në ish shtetin e përbashkët të Jugosllavisë ka ndërruar vendbanimin.
Duke i patur para sysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët gjatë aplikimit për shtetësi, Ministria e Punëve të Brendshme ka inicuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësi.
Sipas zëvëndësministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami me ligjin e ri dukshëm do të shkurtohet procedura për pajisje me dokumentin e shtetësisë. Ndryshimet parashikojnë formimin e një komisioni të posaçëm shtetëror që do të merret me shqyrtimin e lëndëve, ndërsa qytetarët do të mund të parashtrojnë ankesa në gjykatën administrative.
“Inicohet kontest administrativ dhe këtu shkurtohet dukshëm procedura. Ka ndodhur që procedura të vonohet 5-6 muaj ndoshta edhe më shumë , një vit e më tepër dhe palët për tërë atë periudhë nuk kanë mund as të kenë shtetësi por as nuk kanë mund të inicojnë kontest në gjykatë”, ka thënë Xhelal Bajrami për DW.
Deri në fund të shtatorit të këtij viti janë parashtruar gjithsejt 1.800 aplikime për shtetësi prej të cilëve 1.000 janë maqedonas dhe 800 shqiptarë. Opozita shqiptare ka kërkuar që për të marrë shtetësi të mos jetë kusht njohja e gjuhës maqedonase.
“Meqë tani edhe gjuha shqipe në të gjitha ato komuna ku ka popullsi shqiptare mbi 20% është gjithashtu gjuhë zyrtare, mjafton që qytetarët të cilët vinë prej atyre komunave të dinë të flasin dhe shkruajnë në gjuhën shqipe, plotësojnë gjithashtu këtë kriter”, shprehet Xhelal Bajrami.
Me ndryshimet me ligjin për shtetësi, Maqedonia do të ketë një ligj më fleksibël po thuaj se nga të gjitha shtetet në rajon thotë zëvendësministri i punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës










