Lajme
Bizneset franceze interesohen për Kosovën
Bizneset franceze janë duke shikuar rajonin e Ballkanit si një nga vendet më me potencial të rritjes ekonomike në vitet e ardhshme
Në kuadër të vizitës në Francë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, takoi edhe shoqatat që përfaqësojnë bizneset franceze, Lëvizja e ndërmarrjeve në Francë (MEDEF) dhe UbiFrance, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.
Me këtë rast ajo prezantoi mundësitë investive në sektorët e ndryshëm të ekonomisë në Kosovë, si: agrobiznesi, infrastruktura, energjia, si dhe sektori i shërbimeve të teknologjive informative.
Phillipe Gautier, drejtor për marrëdhënie ndërkombëtare në MEDEF, theksoi se bizneset franceze janë duke shikuar rajonin e Ballkanit si një nga vendet më me potencial të rritjes ekonomike në vitet e ardhshme dhe se janë të interesuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.
Gjatë takimit u diskutuan iniciativa konkrete, siç është mbajtja e një forumi ekonomik Franko-Kosovar, në pranverë të vitit të ardhshëm në Kosovë.
MEDEF ka më shumë se 700 mijë firma të anëtarësuara, 90 për qind të tyre i takojnë grupit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa UBIFRANCE, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë së Francës, është Agjenci për Promovim të Eksportit dhe operon në 46 shtete.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











