Lajme
Rriten eksportet e Shqipërisë në Kosovë
Bllokada tregtare e verës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka krijuar mundësi përfitimi për biznesin shqiptar duke gjallëruar tregtinë mes dy vendeve. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se eksportet shqiptare drejt Kosovës po rriten me ritme të larta nga muaji në muaj.
Sipas të dhënave të INSTAToit, deri në fund të dhjetëmujorit Shqipëria shiti në tregun kosovar 102 milionë dollarë mallra, ose 38.7 për qind më shumë krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat e Tiranës.
Kjo rritje është dukshëm më e lartë nga rritja e eksporteve drejt vendeve të tjera. Të dhënat tregojnë se sërish pesha e eksporteve drejt Kosovës mbetet ende e vogël, rreth 7 për qind e totalit.
Por, muajt e fundit kjo peshë po vjen në rritje. Shifrat tregojnë se që pas korrikut, kur lindi dhe konflikti tregtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, rritja e eksporteve është përshpejtuar.
Në gusht dhe shtator rritja ishte mbi 55 për qind, ndërsa në tetor arriti shifrën më të lartë me 71 për qind.
Shumë studime tregojnë se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve janë të qëndrueshme në kohë dhe të vështira për t’u përmbysur.
Në Kosovë, Serbia vazhdonte deri para pak muajsh të ishte eksportuesi i dytë më i madh, pavarësisht konfliktit shumëvjeçar mes dy vendeve që kulmoi më ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.
Ekspertët thonë se konflikti tregtar ndërmjet dy vendeve mund të ketë qenë një rast historik për krijimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës drejt projektit të tregut panshqiptar.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku











