Lajme
Festohet Kuq e Zi
99-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit po festohet me disa aktivitete në Prishtinë, Shkup dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Kështu në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh nga Komuna e Prishtinës, Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe Aleancës Kuq e zi.
99-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit po festohet me disa aktivitete në Prishtinë, Shkup dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.
Kështu në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh nga Komuna e Prishtinës, Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe Aleancës Kuq e zi.
Aktivitete do të zhvillohen në pallatin e Rinisë dhe në sheshin “Nëna Tereza” ku do të organizohet edhe një koncert festiv. Aleanca Kuq e Zi gjithashtu ka organizuar një aktivitet festiv, për të shpalosur flamurin gjigant kuq e zi, i cili është nisur me karvanin nga Vlora. Lëvizja Vetëvendosje vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.
Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të. Në Shkup do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skenderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare.
Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Strugë gjithashtu janë parashikuar aktivitete festive të organizuara nën patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombëtare.
Në Gradec të rajonit të Gostivarit do të shënohet festa e 99 vjetorit, ku do të zbulohet busti i Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit bashkë me pllakat përkujtimore për varezat e 163 shqiptarëve të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1915. Në këtë eveniment do të marrin pjesë personalitete politike, ndër të cilët kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka konfirmuar praninë e tij. Gjithashtu përvjetori i 99-të i Ditës së Pavarësisë do të festohet me aktivitete të ndryshme edhe në diasporë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











