Lajme
Lëndohen edhe 23 ushtarë të KFOR-it
Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhet se "dhuna nga protestuesit ende vazhdon"
Edhe 23 ushtarë të tjerë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, ka njoftuar zyra për informim e KFOR-it.
Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhet se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”, njofton ReL.
“Protestuesit nuk mund të cilësohen aspak si demonstrues paqësorë, por si të dhunshëm dhe kriminalë”, thuhet në komunikatë.
Deri më tani, KFOR-i ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji, por, thuhet në komunikatë, “në situata kërcënuese për jetën sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet proporcionale”.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











