Lajme
GJND: Greqia ka gabuar me bllokimin e Maqedonisë në NATO
Greqia e kishte gabim kur ajo bllokoi pranimin e Maqedonisë në NATO për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me emrin
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se ky veprim i vitit 2008 shkeli një marrëveshje të përkohëshme të arritur në vitin 1995, duke shtuar se Athina kishte “shkelur detyrimin e saj”.
Maqedonia ka paraqitur një ankesë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë menjëherë pasi NATO-ja u detyrua të mos e pranojë antarsimin e saj për shkak të kundërshtimit të Turqisë.
Në vitin 2009 Greqia e pengoi BE-në në bisedimet e pranimit me Shkupin, që është kandidat zyrtar që nga viti 2005, pavarësisht rekomandimeve nga Komisioni Evropian.
Greqia pretendon se përdorimi i emrit Maqedoni sugjeron një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër, ndërsa Shkupi pohon se ndryshimi i emrit do të jetë një mohim i identitetit të vet kombëtar dhe gjuhës.
Maqedonia u pranua në Kombet e Bashkuara në vitin 1993 nën emrin e përkohshëm “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Më shumë se 120 vende duke përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, megjithatë, e kanë njohur këtë vend ballkanik nën emërtimin “Republika e Maqedonisë”.
Shkupi ka kërkuar nga GJND-ja që t’i jap urdhër Greqisë që të ndaloj së penguari antarsimin e Maqedonisë në “në çfarëdo organizate apo institucioni ndërkombtar, multilateral dhe rajonal”.
Gjykata megjithatë nuk lëshoi një urdhër të tillë, duke thënë se nuk e sheh të nevojshme.
Ministria e jashtme greke ka thënë se është duke “rishikuar” vendimin e sotëm të GJND-së, por ka insistuar se nuk adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë kontestin për emër në mes këtyre dy vendeve.
“Me respekt të plotë për GJND-në si organi juridik kryesor i Kombeve të Bashkuara, Greqia po rishikon vendimin”, ka njoftuar ministria.
“Greqia do të vazhdojë të ndjek negociatat me besim se një zgjedhje e pranueshme” ka njoftuar kjo ministri. (Albinfo & Evropa e Lirë)
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku











