Lajme
Kroacia firmosi traktatin e anëtarësimit në BE
Pas ratifikimit nga 27 vendet anëtare, sipas procedurave respektive, Kroacia pritet të anëtarësohet në BE më 1 korrik të vitit 2013
Akti i firmosjes u bë nga Presidenti Ivo Josipovic dhe kryeministrja Jadranka Kosor, ndërkohë që ceremonia vijoi sipas radhes alfabetike me nënshkrimin e traktatit nga 27 shefat e shteteve dhe qeverive europiane, të cilët janë mbledhur që në orën 8:30 të mëngjesit në selinë e Keshillit të BE-së.
Përçarjet dhe debatet për krizën e euros dhe ndryshimin e traktateve nuk i penguan krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që së bashku me homologët kroatë, të nënshkruanin traktatin e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Në fjalime emocionuese, zyrtarët më të lartë të Unionit lavdëruan kroatët për arritjen e qëllimit brenda 9 viteve.
“Sot është një ditë historike për Kroacinë, dhe për Bashkimin Europian. Gati nëntë vite më parë, që kur aplikuat për anëtarësim, pas gjashtë vite negociatash, Traktati i Anëtarësimit të Kroacisë në BE është gati për nënshkrim. Kroacia është vendosur të bëhet vendi i 28 anëtar i Unionit. Përgëzoj megjithë zemër Presidentin Josipoviç dhe Kryeministren Kosor. Lidershipi juaj kurajoz i shtroi rrugën kësaj arritjeje”, tha Herman Van Rompuy, President i BE-së.
“Kroacia eshte vendi i pare anetar i Bashkimit Europian te cilit gjate tranzicionit drejt aderimit iu desh te kapercente trashegimin e veshtire te luftes. Kjo e ben suksesin tone akoma më të madh”, tha Ivo Josipovic, president i Kroacise.
Në ceremoninë që u mbajt në ditën e dytë të samitit, falja e stilografëve u khtye në një lojë që iu pëlqeu disa kryeministrave.
Pas ratifikimit nga 27 vendet anëtare, sipas procedurave respektive, Kroacia pritet të anëtarësohet në BE më 1 korrik të vitit 2013.
Ky ishte samiti i fundit i organizuar nën Presidencen Polake të BE-së. Polonia mbyll mandatin e saj me një datë historike për zgjerimin e Unionit, i cili nga data 1 janar 2012 do të udhëhiqet nga Danimarka per 6 muajt e ardhshëm.
(Albinfo & Top-Channel)
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku











