Lajme
Kërkohet luftim serioz i korrupsionit, jo me tryeza
Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, ka mbledhur nëpër tryeza debatues të cilët kanë numëruar edhe njëherë fushat, ku zhvillohet korrupsioni dhe mënyrat sesi është i përhapur ky fenomen.
Shoqëria civile e ka shënuar këtë ditë me aksione dhe debate, të cilat kanë kritikuar qeverinë dhe partitë politike.
Ndërkohë që ka pasur kritika edhe ndaj grupeve të caktuara që luftimin e korrupsionit e ka shndërruar në biznes dhe se nuk po e prek në thelb problemin, por vetëm po flet për të në mënyrë të gjeneralizuar, shkruan Zëri
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) dhe Transparency International Albania, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër-korrupsionit, kanë organizuar tryezë me temën “Transparenca në financimin e subjekteve politike”, ku është diskutuar tema që nuk ka të bëjë vetëm me transparencën e subjekteve politike.
Lidhur me relacionin e legjislacionit dhe zbatim të tij mbi financimin e subjekteve politike, u konstatua se Kosova ka dispozita ligjore të mjaftueshme në këtë fushë, por ka ngecje në zbatimin e tyre si nga ana e subjekteve politike, po ashtu edhe nga organet mbikëqyrëse si KQZ-ja.
Marschall, zëvendësdrejtor, nga Sekretariati i Transparency International, ka alarmuar për pesimizmin e shtetasve të Republikës së Kosovës.
Ai i ka cituar të gjeturat se “njerëzit e Kosovës nuk mendojnë që Qeveria e Kosovës po bën punë të mirë në luftimin e korrupsionit, dhe në fakt nuk presin që korrupsioni do të ulet. E ky fakt është goditës, duke e marrë parasysh që jeni një shtet i sapoformuar dhe keni popullatën më të re në Evropë”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025













