Lajme
Pronat e Kosovës në vendet e ish-Jugosllavisë, po shiten si në ankande publike
172 prona sa janë jashtë vendit, e të cilat po rrezikohen dita ditës. Rastet e fundit janë me “Jatexin” në Serbi, e cila i qiti në shitje pronat e saj dhe ndërmarrjen “Rekreatus-Prishtina” në Mal të Zi, shkruan Express.
Sipas kësaj gazete për këtë të fundit, Agjencia Kosovare e Privatizimit, përveç një konteksti ligjor që ka ngritur në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi, nuk ka arritur të bëjë diçka tjetër. Arsyetimi është se bëhet fjalë edhe për probleme politike, dhe se duhet ndërhyrja edhe e nivelit qendror.
Kurse, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si pronare, nuk pyetet fare, por as që njihet si autoritet nga këto shtete.
Drejtori ekzekutiv në AKP, Shkëlzen Lluka, ka thënë se janë të njoftuar me rastet, por po presin ndihmë edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në republikat e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të subjekteve ekonomike të Kosovës. Po sipas këtij dokumenti, vetëm në territorin e Serbisë gjenden 104 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 42, 15 në Bosnjë e Hercegovinë, 6 në Kroaci, 4 në Maqedoni, ndërsa në Slloveni gjendet një objekt afarist.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












