Lajme
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026
Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike që prekin jetën e përditshme të qytetarëve
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me edukimin e fëmijëve. Prindërit në Zvicër do të jenë të detyruar t’i rrisin fëmijët pa përdorur dhunë, ndërsa do të përmirësohet edhe qasja në shërbime mbështetëse për prindërit dhe fëmijët.
Ndryshime ka edhe në komunikacion. Parakalimi i paligjshëm nga ana e djathtë në autostradë do të dënohet me gjobë fikse prej 200 frangash. Po ashtu, do të standardizohen shenjat rrugore dhe ato për këmbësorë, me qëllim që sinjalizimi të jetë më i qartë dhe më uniform, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Nga korriku, telefonatat që vijnë nga jashtë, por shfaqen me numër zviceran mobil, do të duhet të shënohen si të tilla. Kjo masë synon të luftojë mashtrimet telefonike dhe përdorimin e numrave të rremë zviceranë.
Një tjetër risi lidhet me sigurimin shëndetësor. Për herë të parë, sigurimet shëndetësore do të rimbursojnë koston e një aplikacioni digjital për terapi, i cili përdoret për trajtimin e depresionit të lehtë deri mesatar, por vetëm nëse përshkruhet nga mjeku specialist.
Ndryshime pritet të ketë edhe në transportin ndërkombëtar të mallrave, me rregulla të reja për orarin e punës dhe pushimit të shoferëve ndërkufitarë të kamionëve.
Në nivel kantonal, Cyrihu do të forcojë bazën ligjore për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve, ndërsa kantoni Vaud do të nisë një program të ri financiar për përshtatjen e banesave për të moshuarit, me qëllim që ata të jetojnë sa më gjatë në shtëpitë e tyre.
Në udhëtime, kompania ajrore SWISS do të nisë fluturime të reja nga Cyrihu drejt Rijekës në Kroaci, ndërsa nga Aeroporti i Cyrihut tashmë lejohen deri në dy litra lëngje në bagazhin e dorës për udhëtarët që kalojnë në kontrollin kryesor të sigurisë.
Korriku është tradicionalisht muaj pushimesh në Zvicër, por pavarësisht ritmit më të qetë politik dhe institucional, këto ndryshime sjellin risi të rëndësishme për qytetarët dhe banorët e vendit.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS













