Turizëm
Ksamili, i vërshuar nga turistët e huaj
Nëse ndodheni në plazh, shitore apo restorante, atëherë do të dëgjoni shumë gjuhë të huaja, duke kuptuar se vijnë turistë nga mbarë Evropa për t’i kaluar pushimet në Ksamil
Ksamili, një fshat i bukur në jug të Sarandës. I hapur gjithmonë për turistët. Sidomos gjatë stinës së verës. Një fshat i qetë, i përkryer për të pushuar dhe për të njohur turistë nga mbarë Evropa. Kështu i ndodhi edhe ekipit të Albinfos, që vizitoi këtë fshat, në muajin gusht, kur është në fluksin më të madh.
Shtëpi e hotele, të gatshme për të pritur turistët, pa marrë parasysh se nga vijnë. Çmimet dallojnë nga vendi në vend. Sa më afër plazhit aq më shtrenjtë janë, por edhe nga muajt, pasi në qershor e korrik është më lirë se në gusht, derisa turistë ka edhe në muajin shtator, sidomos çifte, na rrëfen Aldo, pronari i një shtëpie në Ksamil, shkruan albinfo.ch.
Nëse ndodheni në plazh, shitore apo restorante, atëherë do të dëgjoni shumë gjuhë të huaja, duke kuptuar se vijnë turistë nga mbarë Evropa për t’i kaluar pushimet në Ksamil. Kështu thonë edhe vendësit.
“Ka shumë turistë të huaj. Mjafton të vijnë vetëm një herë dhe jam i sigurt se do të vijnë përsëri. Ka shumë shqiptarë të Kosovës, por ka edhe shumë nga Maqedonia. Vijnë me vetura, pasi nuk është larg”, thotë Alesia, pronarja e një vile në Ksamil.
Por, ka edhe turistë polakë, gjermanë e të vendeve tjera, por ka edhe shumë italianë. “Ka shumë italianë. Ata preferojnë jugun e Shqipërisë, derisa Ksamili ju pëlqen pasi ka plazhe të mira, restorante shumë të mira, por edhe Ksamili, i cili është një fshat i qetë”, thotë një kamerier me përvojë të gjatë në këtë fshat piktoresk.
Italianët tregojnë pse vijnë në Ksamil. “Është një vend shumë i qetë. Gjithashtu edhe ushqimi është shumë i mirë. Na pëlqen”, thotë një zonjë, që ka ardhur me dy djemtë dhe dy vajzat për pushime.
Maqedonasit shprehen se e pëlqejnë këtë vend, dhe ndjehen shumë mirë.
Ksamili, për shqiptarët e Kosovës, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një vend shumë të vizituar. “Plazhet janë të mrekullueshme. Kemi dëgjuar, por nuk kemi besuar, derisa edhe çmimet janë të arsyeshme. Ata që duan të pushojnë e të shohin shumë bukuri, nuk do të pendohen asnjëherë”, thotë Arditi nga Prishtina, që ka ardhur me gruan në pushime. Për të pushimet janë të veçanta, pasi janë të sapomartuar, dhe pushimet në Ksamil do të mbeten të paharruara, ashtu si edhe për shumë turistë të huaj, të cilët kanë mbetur shumë të kënaqur me pushimet në këtë fshat.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë












