Lajme
Fondi i Trustit të Pensioneve, 588 milionë euro
2011-a shënon ngritjen më të lartë të kontributeve të akumuluara qysh nga themelimi i Trustit
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka akumuluar rreth 108 milionë euro nga kontributet shtesë, ndërsa 3.3 milionë euro i ka kthyer bruto nga investimet e bëra.
Pra 2011-ta shënon ngritjen më të lartë të kontributeve të akumuluara qysh nga themelimi i Trustit.
Kurse vlera e mjeteve nën menaxhimin e Trustit deri në fund të vitit që sapo kemi lënë pas ka arritur shumën prej 588 milionë euro.
Gjatë publikimit të performancës së tyre për 2011, kryesuesi i Bordit të Trustit, Ymer Havolli ka thënë se në vitin që lamë pas është rritur numri i të pensionuarve dhe kjo ka bërë që t’u shpërndahen mjete në shumë prej 5.7 milionë euro apo një milionë më shumë se 2010.
Gjatë 2011-së Trusti ka ulur taksën e përgjithshme menaxhuese nga 0.65 për qind sa ishte më parë, në 0.60 për qind, e cila ka filluar të zbatohet me fillimin e 2012-së.
Ndërsa drejtori menaxhues në Trust, Ardian Zalli ka bërë të ditur edhe detaje për krejt ata që mund t’i kenë të paqarta shifrat.
Trusti konsideron që Letrat me Vlerë ua kanë rritur mundësitë për të investuar më shumë në Kosovë. Vlera e mjeteve nën menaxhimin e Trustit deri në fund të vitit që sapo kemi lënë pas ka arritur shumë prej 588 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












