Lajme
Kanadezi dëshmitar i transplantimit të veshkës në Prishtinë
Kanadezi Raul Fain, i cili pohon se në klinikën “Medikus” në Prishtinë iu transplantua veshka e një shtetaseje ruse për 87 mijë euro, do të dëshmojë më 6 shkurt përmes videolinkut në gjykimin e paralajmëruar për rastin e trafikimit dhe transplatimit ilegal të organeve, transmetojnë mediet e Beogradit shkrimin e të përditshmes kanadeze, “Toronto Star”.
Gazeta, sipas këtyre burimeve, thekson se Fain do të dëshmojë në këtë proces, duke u betuar para Gjykatës Supreme të Ontarios. Ajo po ashtu, duke cituar pohime t e gjykatësit të EULEX-it, Jonathan Ratel, pohon se Fain është dëshmitari kryesor në këtë proces.
Ratel, ish prokuror kanadez, citohet të ketë thënë se aktakuza 46 faqesh ngarkon shtatë persona për veprat trafikim qeniesh njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dëshmitari Fain është kusulent për investime në Toronto.
Fain, i cili për shkak të veshkës po përballej me “probleme serioze shëndetësore”, ishte informuar nga kushërinjtë në Izrael më 2008 se “mund të bëhet një zgjidhje për transplantim të veshkës në Kosovë”.
Pasi përshkruhet kontakti me Moshe Harelin, po ashtu i akuzuar, i cili kishte ndërmjetësuar mjekun Jusuf Sonmez, theksohet se Fain ia kishte dërguar Harelit dokumentacionin mjekësor, kurse më 15 korrik kishte paguar 87 mijë euro në llogarinë e tij në Izrael. Nëntë ditë më vonë, ai me bashkëshorten kishte fluturuar në Stamboll, ku kishte bërë ekzaminimet përkatëse, kurse më 25 korrik, bashkë me një “klient” nga Gjermania me aeroplanin e Turkish ervejz” kishte aterruar në Prishtinë. Me të njëjtin aeroplan kishte fluturuar edhe rusja 45 vjeçare, Aana Rusalenko dhe një tjetër grua nga ish-Bashkimi Sovjetik, donatorë potencialë veshkësh.
Të nesërmen Sonmez kishte hequr veshkën nga Rusalenka dhe ia kishte transplantuar kanadezit, e pastaj të njëjtin veprim kishte ndërmarrë edhe me gruan tjetër, veshkën e të cilës ia kishte transplantuar gjermanit.
Fain thotë se kishte braktisur Kosovën më 30 korrik.
Gazeta kanadeze citon mjekun e dyshuar, i cili pohon se nuk ka pasur trafikim ilegal organesh dhe se të gjithë “donatorët” kishin nënshkruar pëlqimin për operim.
Prokurori Ratel citohet të ketë thënë se me gjithë përpjekjet e shumta nuk kishte m,undur të dinte se cili ishte fati i mëtejshëm i Rusalenkës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











