Lajme
Ndër sektorët më profitabil, vazhdon të jetë ai financiar
Në gjysmën e parë të vitit 2011 ishte kreditimi i ndërmarrjeve private promotori kryesor i rritjes së nivelit të përgjithshëm
Vlera e kredive të lëshuara gjatë 2011-së, ka arritur shifrën e 1 miliard e 675 milionë e 580 mijë euro, ndërsa kreditë në të njëjtën periudhë të 2010-së, kapin shumën e 1 miliard e 435 milionë e 405 mijë eurove, bënë të ditur, Besnik Kada, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës.
E veçanta e kredive gjatë vitit që e lamë pas ishte se përderisa në vitin paraprakë rritjen më të theksuar e kishin shënuar kreditë për ekonomitë familjare, ndërsa shtrëngimi i kredidhënies kryesisht kishte peshuar mbi kreditë për ndërmarrjet, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 ishte pikërisht kreditimi i ndërmarrjeve private promotori kryesor i rritjes së nivelit të përgjithshëm të kredive të lëshuara nga sistemi banker, raportojnë mediat e Kosovës.
Përveç rritjes së kredive gjatë vitit që e lamë pas, rritje kanë shënuar edhe depozitat vlera e të cilave kalon mbi 2 miliardë euro.
Gjatë vitit 2011, lëvizja e normave të interesit u karakterizua me një tendencë të lehtë rënëse si për normat në depozita ashtu edhe për normat e interesit në kredi.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










