Lajme
Fluks rekord shqiptarësh në Britani
Fluks rekord shqiptarësh në Britani, është alarmi që boton të hënën gazeta “The Daily Express” e Londrës, e njohur për qëndrimet antiemigracion, transmeton TopChannel.
Kemi të bëjmë me një rritje prej 8 herë më shumë të numrit të shqiptarëve të rikthyer shkruan gazeta.
Përpara qarkullimit pa viza të evropiano-lindorëve në 2010, zyrtarët britanik të emigracionit kapën rreth dy emigrantë ilegal shqiptar në ditë. Por me të hapur dyert Brukseli, 3229 shqiptarë u rikthyen në tre muajt nga korriku në shtator të 2011. Sipas një studimi të “Frontex” të Agjencisë Evropiane të Kufijve, mësohet se brenda të njëjtës periudhë 550 shqiptarë ishin kthyer mbrapa nga kufijtë evropianë një rritje prej shtatë herë më shumë në krahasim me një vit me parë.
Hollësitë publikohen një jave pasi BE hapi bisedimet për liberalizimin e vizave me Kosovën.”Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut sepse përfaqësojnë vetëm ata qe janë kapur”, deklaron Gerard Batten parlamentari britanik i Evropës britanik partia Antiemigracion UKIP.
Tone të ngjashme anti-emgracion nga një pjese e shtypit britanik ka pasur edhe përpara dhe pas hyrjes së vendeve të tjera nga lindja ne BE dhe qarkullimit pa viza.Problemi më i madh Londrës nuk i vjen nga shqiptarët dhe numri i pakt i tyre krahasuar me lituanezët e polaket, rumunet apo bullgaret, qe edhe pse janë shtetas te BE-se sërish përfitojnë shuma të mëdha nga financat e shtetit përmes përfitimeve sociale dhe nga pjesëmarrja e tyre në aktivitete kriminale në Britani edhe pse shqiptarët ende padrejtësisht përmenden si të tillë, ndërkohë qe nga shifrat zyrtare policore nuk janë grupi më problematik kriminal në Britani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











