Lajme
Austriakët të interesuar për turizmin kosovar
Janë dhënë premtime për fillimin e një bashkëpunimi në fushën e turizmit, për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit
Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës aktivitetin e saj të parë për sivjet e ka nisur me një vizitë zyrtare në Austri me ftese të Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë.
“Kryetari i SHTAK-ut, Baki Hoti dhe zëvëndës ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cüneyd Ustaibo, kanë vizituar Austrinë e epërme, përkatësisht qytetin Linz, dhe kanë qëndruar në disa qytete tjera të ketij vendi, me qellim të krijimit të kushteve për një bashkëpunim më të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë, dhe marrjes së përvojave për organizmin dhe menaxhimin e sektorit të turizmit në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e SHTAK-ut.
Gjat kësaj vizite, Kryetari i SHTAK Hoti dhe zv.Ministri Ustaibo, kanë zhvilluar takime me disa kryetar komunash. Gjithashtu ata janë takuar me Ministrin e Ekonomisë, Punës, Turizmit, Sportit dhe Marrëdhënieve Evropiane, Viktor Sigl, si dhe shumë ekspert të fushës së turizmit.
Ata kanë vizituar edhe fshatra turistike, monumente kulturore dhe historike në këtij vendi.
“Ky delegacion ishte mysafir nderi në hapjen e panairit të turizmit në Linz, ku së bashku me Kryetarin e Linizit bënë hapjen e panairit”, thuhet në kumtesë.
Kryetari i Shoqatës se Turizmit Alternativ te Kosovës, Baki Hoti, vizitën e ka vlerësuar të suksesshme. Ai ka bërë të ditur se kanë marrë garanci për fillimin e një bashkëpunimi në fushën e turizmit, për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, si dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë














