Lajme
1343 të akuzuar për mashtrim në zgjedhje
Lëndët që kanë përfunduar me aktgjykime, kryesisht kanë pasur dënime me kusht dhe dënime me gjobë
Prokuroria e Shtetit ka publikuar të enjten raportin lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë.
Sipas raporteve të pranuara nga Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës, deri tani thuhet se janë akuzuar 1343 persona, që kanë të bëjnë me veprën penale të Mashtrimit në votime nga neni 180 i KPK-së dhe me veprën penale Keqpërdorimi i të drejtës së votimit nga neni 178 i KPK-së.
Bazuar në lëndët akoma të papërfunduara në Prokurorinë Komunale në Prishtinë dhe në Prizren, llogaritet që në të ardhmen të akuzohen edhe 931 persona.
Sipas statistikave të pranuara, lëndët që kanë përfunduar me aktgjykime kryesisht kanë pasur dënime me kusht dhe dënime me gjobë, si dhe në 3 raste dënime plotësuese, ku komisionarëve iu është shqiptuar ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 4 vitesh.(telegraf&albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











