Lajme
Më shumë të hyra në Shqipëri nga doganat sesa në Kosovë
Diferenca në vlerën e të ardhurave doganore në Shqipëri është relativisht e vogël, krahasuar me Kosovën, vetëm 100 milionë euro
Shqipëria ka përmbyllur llogaritjet e të hyrave për vitin e kaluar. 930 milionë euro shënojnë të ardhurat nga doganat për vitin 2011 duke tejkaluar planin e të ardhurave doganore në masën 1.5 për qind, ose 13.8 milionë euro më shumë se plani.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka prezantuar performancën e Administratës Doganore në vitin 2011 dhe sfidat për vitin 2012, ku një ndër sfidat është edhe përfundimi i rehabilitimit infrastrukturor në doganat e Morinit në Kukës dhe të Hanit të Hotit në Shkodër, raportojnë mediat shqiptare. Sipas këtyre medieve, diferenca në vlerën e të ardhurave doganore në Shqipëri është relativisht e vogël, krahasuar me Kosovën, vetëm 100 milionë euro.
Sipas specialistëve, kështu ndodhë meqë prodhimi vendas në Shqipëri është më i zhvilluar se në Kosovë dhe këtë e tregon edhe bilanci i eksport-importeve Shqipëri-Kosovë, ku Shqipëria ka eksportuar mallra prodhime vendi në Kosovë me vlerë 90 milionë euro, ndërsa Kosova ka eksportuar në Shqipëri mallra vendore me vlerë prej 28 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën













