Lajme
Tre të vdekur nga shpërthimi i zjarrit
Familjari më i afërt i viktimave, Hajriz Berisha thotë se shkaktare e zjarrit ka qenë një bombolë gasi
Tre persona kanë vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një shtëpi në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit. Ndërsa dy vajza të familjes kësaj familjeje janë dërguar për trajtim në qendrën emergjente të QKUK-së dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Mësohet se shkak i zjarrit ishte një bombolë gazi. Tragjedia ka ndodhur në familjen Berisha në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit. Tre anëtarë kanë vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga shëprthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre.
Familjari më i afërt i viktimave, Hajriz Berisha thotë për radio Kosovën se shkaktare e zjarrit ka qenë një bombolë gasi.
“Krejt ngjarja ka nis nga një bombol e gasit, është i vdekur Velia, nëna e tij dhe gruaja e tij që kanë qenë në dhomë. Ndërsa dy fëmijë janë në spital, ata i ka qit ndezja e plinit d.m.th ndezja kur është bërë e ka qit njërin nga dera dhe tjetrin për dritare. Një tjetër fëmijë ka qenë në dhomë atë e kemi larguar”.
Hajrizi i kishte ardhur në ndihmë familjes Berisha, pasi kishte dëgjuar zhurmën nga shpërthimi.”Nuk ka pas bërtima por eksplodimi është dëgjuar, ne kemi shku që të gjithë, ndërkaq ka qenë e pamundur me i shpëtu të gjithë sepse ka qenë e momentit”.
Ndërkaq të dy fëmijët të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare janë jashtë rrezikut për jetë thotë zyrtarja për informim Mirlinda Qyqalla. ” Në qendrën emergjente kanë ardhur dy fëmijë njëri 12 dhe tjetri 15 vjeç dhe janë me djegie me gas të shkallës së parë dhe të dytë në qafë, fytyrë dhe duar. Gjendja e tyre për momentin është e stabile dhe vazhdojnë trajtimin në qendrën emergjente”, tha ajo.
Policia kishte marrë informatën rreth orës 13:00 për këtë rast, tha zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 13 policia ka marr një informatë për një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në fshatin Vasilevë në Komunën e Drenasit .Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se bëhet fjalë për një zjarr që ka përfshirë shtëpinë që dyshohet të kenë mbetur 3 persona të familjes. Kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësit dhe aktualisht po punohet drejtë rrethanave që kanë sjell deri te kjo ngjarje tragjike” .
Ndërkohë trupat e pajetë të familjes Berisha do t’i nënshtrohen autopsisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












