Lajme
Nuk i japim veriut status special, thotë Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar të domosdoshëm presionin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.
“Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është i domosdoshëm, sepse problemi kryesor i mosintegrimit të serbëve të veriut është interferimi i shtetit serb në jetën e tyre”, ka thënë Rexhepi në një intervistë për “Epokën e Re”.
Ai edhe një herë, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka hedhur poshtë idetë që veriut t’i jepet status special.
“Zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të gjendet vetëm brenda planit të presidentit Ahtisaari. Jemi shumë të interesuar që nëpërmjet proceseve demokratike t’i integrojmë edhe qytetarët serbë të veriut në jetën politike dhe institucionale”, ka theksuar Rexhepi.
Gjithashtu Rexhepi ka hedhur poshtë edhe katërpikëshin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.
Sipas tij, Tadiq është duke hapur tema të tilla vetëm për konsum të brendshëm politike, sidomos në kohën kur Serbia do të ketë zgjedhje.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












