Lajme
Bankat në Kosovë të sigurta
Bankat komerciale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë janë të sigurta dhe të besueshme. Për këtë qytetarët nuk duhet të brengosen për sigurinë e parave të depozituara në këto institucione financiare, thonë autoritete kompetente për çështje ekonomike.
Mejdi Bektashi, anëtar i Bordit në Bankën Qendrore, ka theksuar se siguria e bankave në Kosovë është në nivel të lartë. Kjo, sipas tij, dëshmohet me rritjen e depozitave të qytetarëve në këto banka.
Aktualisht, janë mbi 2 miliardë euro depozita të qytetarëve apo personave juridikë që mbahen në institucionet financiare në vend, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, disa hakerë nga një shtet i Evropës Lindore, përmes klonimit të kartelave, kanë keqpërdorur llogaritë private të qytetarëve në “TEB Bankën” e Kosovës, por, siç kanë njoftuar zyrtarë të kësaj banke, të gjitha masat janë ndërmarrë dhe të gjithë klientëve u janë kthyer mjetet në llogaritë e tyre.
Sipas Bektashit, raste të tilla ndodhin edhe në shtet më të zhvilluara të botës, por në këto situata asnjëherë nuk dëmtohen depozituesit, sepse, sipas ligjit, bankat janë të detyruara të kompensojnë të gjitha humbjet eventuale të shkaktuara ndaj klientëve.
Edhe Zana Haxha, drejtore ekzekutive në Shoqatën e Bankave të Kosovës, thotë se investimet e bankave në fushën e sigurisë janë shumë të mëdha, pasi, sipas saj, ekipe të tëra kujdesen për mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të tyre. Aktualisht në Kosovë operojnë nëntë banka komerciale./ albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












