Lajme
Greqi: Brukseli nuk financon murin me Turqinë
Komisioni Evropian i ka refuzuar Greqisë bashkëfinancimin e ndërtimit të një muri kundër migrimit në kufirin e saj me Turqinë
Komisioni Evropian (KE) ka lajmëruar të martën se i ka refuzuar Greqisë bashkëfinancimin e ndërtimit të një muri në kufirin e saj me Turqinë për të bllokuar rrugën migrantëve të parregullt. Po ashtu KE-ja ka paralajmëruar Athinën kundër çdo shkelje të të drejtave të njeriut.
“I jam përgjigjur negativisht kërkesës së financimit nga Greqia për ndërtimin e një muri në Evros, pasi që ai është i padobishëm”, ka thënë Komisionarja e Punëve të Brendshme dhe Migracionit Cecilia Malmström
Telat me gjemba do të shtriheshin deri 10,3 kilometra, dhe parashikohej që të vendoseshin në pjesën e kufirit ku rrjedh lumi Evros, i cili është gjithashtu një kufi (pengesë) natyror midis territorit grek dhe atij turk.
Ajo ka theksuar se do të ishte më mirë për Greqinë që të përqendrohet në reformat strukturore të azilit dhe të kontrollit kufitar.
Ndërtimi i një gardhi të tillë është kërkuar nga disa shtete të BE-së, veçanërisht nga Franca, pavarësisht nga ngurrimi i Komisionit Evropian. Franca synon të ndalë rrjedhën e migrantëve që kalojnë transit në Turqi dhe në Greqi ilegalisht dhe që pastaj shpërndahen në vende tjera të BE-së.
Vendimi për të ndërtuar këtë mur është përgjegjësi e autoriteteve greke, por të gjitha përmasat duhet të jenë në pajtim me detyrimet ndërkombëtare të Greqisë, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimin e mos-kthimit të personave që kanë të drejtë të përfitojnë mbrojtjen ndërkombëtare, paralajmëron zëdhënësja Cecilia Malmstrom.
Nuk do të jepet as një cent i buxhetit të BE-së për këtë projekt. Gardhi do të financohet nga Greqia me burimet e veta, pa përfshirjen e financave të BE-së, është shprehur me këmbëngulje komisarja.
Greqia do të marrë 90 milionë euro nga BE-ja për vitin 2012 për ndihmë në përballimin e problemeve të paraqitura nga fluksi i azilkërkuesve dhe emigrantëve. Këto fonde nuk mund të përdoren për ndërtimin e gardhit në kufi me Turqinë, thekson ndërkaq ajo.
Greqia është një nga kufijtë e jashtëm të zonës Shengen dhe arbitrariteti i saj është bërë një objekt i tensioneve mes vendeve anëtare të kësaj zone me lëvizje të lirë.
Franca dhe Gjermania kanë bashkuar një numër të madh të partnerëve të tyre për të lejuar rivendosjen e kontrolleve kufitare kombëtare të shteteve të Shengen-it në rast të presionit të lartë të migrimit në kufijtë e jashtëm të kësaj hapësire.
Menaxhimi i hapësirës Shengen dhe politika e azilit të Bashkimit Evropian janë dy prioritete për Cecilia Malmström.
Unë nuk e fsheh se do të jetë e vështirë, sepse tendenca është që të mos hapen kufijtë, ka pranuar ajo në një intervistë që u transmetua nga agjencia e lajmeve AFP.
Ne kemi nevojë për një sistem të përbashkët të azilit në BE, sepse nuk është e drejtë kur dhjetë shtete trajtojnë 90% të kërkesave për azil, thekson ajo.
BE-së gjithashtu do t’i duhen emigrantët. Ne duhet të gjejmë gati 2 milion persona për sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë infermieret, sepse ato nuk gjenden në BE, shton Malmström.
Megjithatë, klima politike nuk është e favorshme për veprime të tilla. Ka lëvizje të ndryshme në Evropë që bëjnë gjithçka për të bllokuar gjithçka, thotë ajo.
Krerët e BE-së pritet të tregojnë lidership në vend se të përpiqen të kënaqin forcat politike të djathtës ekstreme, ka vlerësuar Cecilia Malmström.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












