Lajme
Strukturat ilegale në veri mbajnë referendum
Strukturat ilegale në komunat në veri të Kosovës, sot e nesër mbajnë referendum, nga i cili kërkohet të dihet nëse serbët mbështesin ose jo institucionet e Kosovës.
Me këtë referendum, siç është thënë, synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.
I ashtuquajturi Sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq ka thënë se epilogu i referendumit dihet që tani, sepse serbët e veriut në shumë raste që nga viti 1999 i kanë thënë jo institucioneve të Kosovës.
Kundër mbajtjes së këtij referendumi janë shprehur autoritetet e Kosovës, por edhe ato të misioneve ndërkombëtare. Referendumi në veri është cilësuar si i paligjshëm dhe që nuk do të ketë asnjë lloj pasoje juridike.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno












