Lajme
Konsullata e Cyrihut shënoi përvjetorin e pavarësisë
Konsullja Dhurata Selimi ka njoftuar se së shpejti do të braktisë postin pasi që është emëruar konsulle në Berlin
Pas Ambasadës së Kosovës në Bernë, edhe Konsullata e Kosovës në Cyrih ka organizuar pritje për nderë të përvjetorit të katërt të pavarësisë.
Në këtë pritje të mbajtur më 21 shkurt, në Kongresshaus të Cyrihut, kishin ardhur përfaqësues institucionesh të qytetit dhe të Kantonit të Cyrihut si dhe miq zviceranë. Po ashtu të pranishëm ishin edhe ambasadori i Kosovës në Bernë Naim Malaj, ai i Maqedonisë Ramadan Nazifi, stafi konsullor kosovar nga Berna etj.
Në pritje ishin edhe një numër i madh aktivistësh të komunitetit shqiptar dhe bashkatdhetarësh tjerë nga regjioni i Cyrihut e më gjerë.
Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe atij të Zvicrës, konsullja në largim, Dhurata Selimi ka përshëndetur mysafirët, me ç`rast ka përkujtuar se Kosova tashmë është shtet me institucione të konsoliduara, i njohur nga 88 shtete të botës dhe me rrjetin diplomatik në rritje. Sipas saj, pritet që ky rrjet të zgjerohet shumë shpejt edhe në Azi, Australi e Afrikë.
Në vazhdim ajo ka prezantuar punën më pak se dyvjeçare të konsullatës të cilën e ka udhëhequr deri më tash. Përgatitja e “1400 pasaportave, 900 letërnjoftimeve, 880 dokumenteve të kthimit etj.”, janë veç tjerash, pasqyra e punës së kryer nga kjo konsullatë në një periudhë të shkurtër, ka thënë zonja Selimi.
Ajo ka përshëndetur mërgimtarët, “pa të cilët puna e konsullatës do të ishte gjithsesi më e vështirë”, pastaj ka falënderuar institucionet vendëse për bashkëpunim, për mirëkuptim të vështirësive të fillimit dhe për mikpritjen e treguar.
Konsullja në fund ka njoftuar të pranishmit se kjo do të jetë paraqitja e saj e fundit në këtë cilësi, sepse ajo tashmë është emëruar nga Ministria e Jashtme si konsulle në Berlin, Gjermani.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno











