Lajme
EULUP thotë se nuk ka raport final për kontaminim të tokës në Kosovë
Të dhënat e një raporti të projektit EULUP-it, të publikuara në mediat kosovare, në të cilën thuhet se toka bujqësore e Kosovës është e kontaminuar, janë të dhëna ende ta pamiratuara.
Alush Sadikaj nga EULUP, ka deklaruar se ende nuk kanë raport final rreth çështjes aq shumë të përfolur.
“Raporti në fjalë ekziston, por akoma është në përpunim e sipër. Raporti nuk është final, ai është ende në diskutim mes palëve dhe më vonë do të shihet se a do të aprovohet apo jo. Të dhëna që kanë dalë në publik janë të një draft raporti, të cilat nuk janë të miratuara”, ka theksuar Sadikaj.
Ai ka thënë se ende nuk dihet se kur do të publikohet raporti final, pasi që siç thotë ai, kjo varet nga palët e përfshira në këtë raport siç është zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, Ministritë.
Draft raporti i cili ishte publikuar në media vendëse tregonte se toka e Kosovës është e kontaminuar.
Ky raport i papublikuar ende nga projekti EULUP, ka ngritur reagime të shumta në Kosovë.
Zyrtarë të institucioneve të Kosovës kishin thënë se ky raport ka shumë mangësi dhe e kishin quajtur raport kundërthënës e tendencioz.
Projketi është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian./albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











