Lajme
Maqedonia mbetet vend transit për emigrantët
Janë kapur 173 emigrantë të huaj, të cilët janë deportuar dhe janë mbajtur përkohësisht nëpër qendrat e azilit
Maqedonia vazhdon të jetë një vend transit për emigrantët e huaj, theksojnë raportet e fundit ndërkombëtare. Por edhe raportet vendëse alarmojnë situatën lidhur me praninë e emigrantëve të huaj, që për çdo ditë përshkojnë territorin e Maqedonisë.
Në raportin vjetor të MPB-së lidhur me trafikimin e emigrantëve, theksohet se Maqedonia vitin e kaluar ka qenë një territor transiti për emigrantët me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane., raporton INA.
“Ata udhëtonin dhe qëndronin përkohësisht në Maqedoni, duke pasur si synim më pas vendet evroperëndimore. Është një numër i vogël i emigrantëve të huaj ilegal që kanë ngelur në Maqedoni”, thekson raporti.
Sipas MPB-së, vitin e kaluar nëntë shtetase shqiptare dhe dy serbe, që janë kapur për qëndrim ilegal si emigrante të huaja kanë ngelur në Maqedoni për shkak të punësimit të tyre.
Sipas të dhënave, janë kapur 173 emigrantë të huaj, të cilët janë deportuar dhe janë mbajtur përkohësisht nëpër qendrat e azilit.
Nga emigrantët e huaj më së shumti kanë qenë 33 afganë, 18 pakistanezë, 11 somalezë dhe marokenë dhe pjesa tjetër algjerianë, libianë, tunizianë, etj. /ina&albinfo/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











