Lajme
Kosova me studim të fizibilitetit, Serbia me kandidaturë
Është arritur kompromisi për t’i dhënë statusin e kandidatit Serbisë, dhe për të nisur një studim fizibiliteti për Kosovën
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë arritur të martën kompromis për t’i dhënë statusin e kandidatit Serbisë, dhe për formulimin për marrjen në dijeni të qëllimit të Komisionit Evropian për të nisur një studim fizibiliteti për Kosovën.
Ka qenë ky kompromis pas diskutimeve dyditëshe, nga ministrat e jashtëm.
Për Sebinë, pengesa e fundit ka qenë Rumania, e cila insistonte që në dokument të thuhet se Serbia duhet të mbrojë të gjitha të drejtat e pakicës vllahe.
Sa i përket Kosovës, në konkluza thuhet se pa paragjykuar qëndrimin e shteteve anëtare për statusin, apo asnjë vendim të ardhshëm që do të merrej nga këshilli, këshilli merr në dijeni qëllimin e Komisionit Evropian për të nisur një studim fizibiliteti për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Evropian të Kosovës.
Ky formulim ka qenë kompromis i të gjitha 27 shteteve anëtare të BE-së, pasi që janë adresuar edhe shqetësimet e shteteve të cilat nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Presidenca daneze, por edhe komisioneri i zgjerimit Stefan Fule, vendimet e së martës i kanë quajtur si vendime të mira si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën, dhe për tërë rajonin.
Krahas konkluzave të këshillit për Kosovën është dhënë edhe një aneks i posaçëm nga Komisioni Evropian, ku thuhet se studimi i fizibilitetit i komisionit do të shqyrtojë se a janë përmbushur kriteret politike, ekonomike dhe ligjore për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Në këtë thuhet se nisa e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit është pa prejudikuar statusin legal dhe pozicionet e shteteve, rreth njohjes së Kosovës.
Në konkluzat e BE-së shihet se Bashkimi Evropian ka përfillur edhe formulën rreth fusnotës, për të cilën ishin pajtuar Prishtina dhe Beogradi, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Sa i përket Serbisë, Këshilli i ministrave ka konkluduar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme për marrjen e statusit të kandidatit, ka bërë përparim në zbatimin e marrëveshjeve në dialog me Prishtinën, ka arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal dhe ka bashkëpunuar aktivisht për t’ia mundësuar EULEX-it dhe KFOR-it që të zbatojnë mandatin e tyre.
Në dritë të këtij ekzaminimi, këshilli rekomandon dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, dhe pret qe ky vendim të konfirmohet në samitin e marsit të Këshillit Evropian, thuhet në konkluzion.
Po ashtu, konkluzionet merren edhe me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjnë ftesë të dyja palëve që të vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tash./albinfo&rel/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











