Lajme
Fule: Kosova do ta ketë përkrahjen në procesin e integrimit evropian
Studimi i Fizibilitetit është një hap i rëndësishëm, që shënon avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën
Komisioneri i BE-së për zgjerim, Stefan Fule gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar hapat e fundit të qeverisë kosovare në përshpejtimin e agjendës evropiane të integrimit.
Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi, ka theksuar se Studimi i Fizibilitetit është një hap i rëndësishëm, që shënon avancimin e perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës dhe është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në funksion të përmbushjes të të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, në mënyrë që edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të jetësohet sa më parë”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Komisioneri i BE-së për zgjerim, Stefan Fule e ka përgëzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për qasjen e tij të drejtë evropiane në raport me bashkëpunimin rajonal.
Fule ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur në porcesin e integrimit evropian të Kosovës.
Kryeministri Thaçi gjatë ditës në Bruksel është takuar edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ulrike Lunacek.
Në këto takime është përgëzuar qëndrimi i Prishtinës për hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe rajonin si dhe i është dhënë mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e përmbushjes së agjendës evropiane për Kosovën.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










