Lajme
Rritet numri i të papunëve
Shqipëria ka aktualisht 165 mijë të punësuar në sektorin shtetëror dhe 260.7 mijë të tjerë në sektorin privat jobujqësor
Të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e katërt shifra e papunësisë arriti në 13.29 për qind, krahasuar me 13.25 për qind që ishte një tremujor më parë.
Sipas INSTAT-it numri i të papunëve në fund të dhjetorit arriti në 142 mijë e 950 vetë ose rreth 900 më shumë se sa tremujori i tretë. Në fakt edhe numri i të punësuarve ka vazhduar të rritet, sipas INSTAT-it me 2500 vetë gjatë periudhës tetor-dhjetor.
Por kjo rritje ka qenë më e vogël se sa rritja e forcës së punës, e cila arriti në mbi 1 milionë e 75 mijë vete nga 1 milionë e 72 që ishte në tremujorin paraardhës. Kjo ka bërë që shifra e papunësisë, e cila llogaritet si raport mes numrit të të papunëve dhe forcës punëtore të vijojë të rritet.
Shqipëria ka aktualisht 165 mijë të punësuar në sektorin shtetëror dhe 260.7 mijë të tjerë në sektorin privat jobujqësor. Ndërsa pjesën e luanit e mban bujqësia, ku qeveria llogarit çdo fermerë që ka një tokë si të punësuar.
Për rrjedhojë sektori bujqësor punëson aktualisht 54.3 për qind të të gjithë të punësuarve në vend, një shifër kjo ndër më të lartat në Evropë dhe që në shumë raste komentohet me dyshim jo vetëm nga ekspertët e pavarur, por edhe institucionet e Bashkimit Evropian. /albinfo.ch & top-channel/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










