Lajme
Ankandi i tretë i letrave me vlerë
Qeveria e Kosovës ka shpallur të hapur ankandin e tretë të letrave, me të cilin pret t'i kthejë në para të gatshme edhe 10 milionë euro
Ministria e Financave, në dokumentin për hapjen e kësaj vale të shitjes së letrave me vlerë ka vënë shumë të njëjtë të huas sikurse edhe në dy ankandet e mëparshme. Këto mjete Qeveria pret t’i maturojë apo t’i kthejë hua brenda 13 javësh, raportojnë mediet në Prishtinë.
Kjo është hera e tretë brenda tre muajve që Qeveria merr hua nga privatët. Ankandi i parë i letrave me vlerë apo bonove të thesarit është përmbyllur më 17 janar. Në të njëjtin ankand, Ministria e Financave ka shitur 10 milionë euro letra me vlerë të Qeverisë, të cilat duhet t’i maturojë (t’i kthejë mbrapa) më 18 prill të këtij viti. Ato janë shitur për 9 milionë e 912 mijë e 304 euro apo me normë kthimi prej 3.51 për qind. Në ankandin e parë Qeverisë i janë ofruar para hua nëpërmjet letrave me vlerë prej rreth 22,5 milionë euro, por që janë marrë vetëm 10 milionë euro. Ndërkohë në ankandin e dytë që është përmbyllur më 14 shkurt, Qeveria ka pranuar të hyra në vlerë prej 9 milionë e 911 mijë e 62 eurosh. Por norma e interesit të mjeteve që duhet t’i kthejë Qeveria është më e lartë sesa në ankandin e parë. Këto mjete nga huaja do t’i kushtojnë Qeverisë 3.55 për qind më shtrenjtë në momentin e kthimit apo maturimit. Të hyrat nga ankandi i dytë Qeveria obligohet t’i kthejë më datën 16 maj
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











