Lajme
Rritja ekonomike nën 5 për qind sjell vetëm varfëri
Rritja vetëm 3,8 për qind, sa parasheh FMN-ja, është një hap i madh prapa për ekonominë e vendit
Korrigjimi i parashikimit për rritjen ekonomike që Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri për Kosovën nga 5 për qind në 3,8 për qind, nuk mund të jetë temë për debate “pro et contra”, por duhet të merret si shqetësim për ambientin ekonomik që ka vendi, si edhe për atë që e rrethon, thuhet në një komunikatë të Qendrës për hulumtime strategjike dhe sociale – STRAS.
Qeveria e Kosovës për sivjet si pikësynim të vetin duhet ta ketë rritjen ekonomike 5 për qind, por duhet të mobilizohet për gjetjen e zgjidhjeve për të amortizuar goditjen që mund të ketë nga kriza në të cilën gjinden disa vende evropiane.
“Nga ana tjetër duhet pasur parasysh se rritja vetëm 3,8 për qind, sa parasheh FMN-ja, është një hap i madh prapa për ekonominë e vendit, pas normës së rritjen 5 për qind, sa kishte në dy vjetët e fundit. Po ashtu ajo nuk premton për zgjidhjen e problemeve të mëdha ekonomike e sociale që ka vendi.
Nëse realizohet rritja që e parasheh FMN-ja, hapja e vendeve të punës do të jetë shumë më e ulët se sa 10 mijë vende pune, sa premton norma 5 për qind. Ndërkaq, dihet se në tregun e punës gjatë vitit hyn një kontingjent i ri prej 25.000-30.000 veta”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e STRAS-it.
Sa u përket remitancave, thuhet se është fat i mirë se mërgata kosovare është e koncentruar në shtetet stabile, si në Zvicër dhe në Gjermani, prej nga vijnë 57 për qind të tyre.
Pika më e dobët mbetet mënyra e shpenzimit të remitancave, meqenëse mbi 50 për qind të tyre mbulojnë shpenzimet e kosovarëve për konsum ditorë.
Mirëpo, nëse vazhdon përkeqësimi i gjendjes sociale, atëherë kjo përqindje ka mundësi të rritet edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











