Lajme
Zvicra, marrëveshje me Maqedoninë për emigrantët ilegalë
Marrëveshja rregullon pranimdorëzimin reciprok të shtetasve të vet nga të dy shtetet
Zvicra me Maqedoninë kanë nënshkruar të premten një marrëveshje për kthimin në Maqedoni të migrantëve që jetojnë ilegalisht në Zvicër, njofton Byroja Federale për Migracion.
Kjo marrëveshje zëvendëson atë të arritur në vitin 1998 në mes të këtyre dy shteteve njofton nzz.ch.
Marrëveshja është nënshkruar në Maqedoni nga ministrja maqedonase e punëve të brendshme, Jankulovska dhe ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefabo Lazaroto.
Marrëveshja rregullon pranimdorëzimin reciprok të shtetasve të vet nga të dy shtetet. Po ashtu, me këtë marrëveshje mund të kthehen edhe persona nga shtete të treta ose persona pa shtetësi.
Deri më tash Zvicra ka nënshkruar marrëveshje të tilla me 45 shtete.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












