Lajme
Kosova ka sasi të konsiderueshme të gurëve të çmuar
Në Kosovë ekzistojnë sasi të konsiderueshme të gurëve të çmuar, të quajtur krisopras. Krahasuar me gurët e tillë të Australisë, të njohur në tërë botën, këta të Kosovës mund të jenë më të mirë.
Nënkryetari i Institutit Gjemologjik të Serbisë, Zoran Miladonoviq, ka thwnw se pos Australisë, Polonia vlerësohet si vendi i dytë me më shumë depozita të këtij guri të çmuar e të shtrenjtë, dhe se Kosova mund të jetë e treta në këtë aspekt në botë, raporton Tanjug.
“Sasi të mëdha gjenden afër Prishtinës, te rrafshnalta e Goleshit, ndërsa çmimi i këtij guri sillet prej 200-300 dollarë për kilogram”, ka thënë Milladinoviq, i cili është punuar në temën e doktoratës në Fakultetin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Beograd.
Krisoprasi, sipas “Enciklopedisë së kristaleve”, stimulon gjendjen meditave, shton shpresën dhe shpreh kreativitetin. Për këtë gur në lashtësi kanë thënë po ashtu se shpreh dashurinë për të vërtetën. Si gur i pranverës, besohej se hapte mundësi për shanse të reja, atëherë kur gjithçka duket e pashpresë.
Shtetet tjera me rezerva të këtij guri të çmuar janë Gjermania, Rusia, SHBA dhe Brazili.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












