Lajme
Maqedonia pranon qytetarët ilegalë nga Zvicra
Zvicra me Maqedoninë marrëveshjen për kthimin në Maqedoni të emigrantëve ilegal në Zvicër e nënshkruan të premten e javës së kaluar
Zyrtarë të Ministrinë së Brendshme të Maqedonisë, duke folur për marrëveshjen e nënshkruar me Zvicrën në fund të javës së kaluar, nuk kanë dhënë shifra për numrin e shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në Zvicër, por kanë shprehur gatishmërinë t’i pranojnë mbrapa të gjithë individët dhe familjet që jetojnë ose punojnë ilegalisht në shtetin zviceran, raporton Koha në Shkup.
“Ne si Ministri e Brendshme jemi të gatshëm t’i pranojmë mbrapa të gjithë shtetasit e Maqedonisë që kanë emigruar në Zvicër ose që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në këtë vend. Marrëveshje të ngjashme kemi nënshkruar me shumë shtete të tjera që janë ose nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, që në fakt flasin për bashkëpunimin e mirë me këto vende”, tha Ivo Kotevski, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.
Zvicra me Maqedoninë marrëveshjen për kthimin në Maqedoni të emigrantëve që jetojnë ilegalisht në Zvicër e nënshkruan të premten e javës së kaluar.
Siç njoftoi Byroja Federale e Migracionit, kjo marrëveshje e zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme, e nënshkruar në vitin 1998, nga ana e dy vendeve. Marrëveshja e re është nënshkruar nga ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe nga ana e ambasadorit të Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazaroto.
Kjo marrëveshja rregullon pranim-dorëzimin reciprok të shtetasve të vet nga të dy shtetet. Në kuadër të saj mund të kthehen edhe persona nga shtete të treta ose persona pa shtetësi.
Përveç me Maqedoninë, Zvicra marrëveshje të ngjashme ka nënshkruar me 45 vende të tjera.
Në shtetin zviceran jetojnë me mijëra shtetas nga Maqedonia. Një numër i madh prej tyre, bashkë me familjet, jetojnë në këtë vend me dekada, megjithatë procedurat e ndërlikuara vazhdojnë t’i mbajnë këta shtetas në kategorinë e emigrantëve, ndërsa me marrëveshjen e re rrezikojnë të kthehen në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë














