Lajme
Mjekët austriakë shpëtojnë jetë fëmijësh në Kosovë
Tetë vite pas vdekjes nga kanceri të Kastriotit, në Prishtinë ngrihet një stacion për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Falë mjekëve austriakë
© Dr. Urban me vogëlushen kosovare, Sema
Vogëlushja kosovare Sema është 4 vjeçe. Ajo ka një varrë të madhe në bark. Por ajo jeton dhe këtë jetë e gëzon falë profesionalitetit dhe humanizmit të mjekëve austriakë. Me angazhimin e këtyre mjekëve, në Prishtinë është ngritur një stacion për kancerin e fëmijëve. Këtu ia dalin të mbijetojnë fëmijët të cilët, para ekzistimit të kësaj qendre, ishin pothuaj të dënuar me vdekje!
Para tetë vitesh Kastriot G., i sëmurë për vdekje, nga kanceri në gjëndrat limfatike kishte ardhur nga Kosova në Graz. Për shërimin e tij ishin dhënë shumë ndihma, por të gjitha terapitë dështuan. Ai kishte ardhur në Austri në një fazë të përparuar të sëmundjes dhe Kastrioti vdiq.
Por, vdekja e Kastriotit, historia e tij e dhimbshme ka nxitur një iniciativë shumë të dobishme. “Në atë kohë në Kosovë nuk kishte kurrfarë mundësie për të trajtuar fëmijët me kancer në gjak”, thotë Christian Urban, shef i repartit të onkologjisë në Klinikën Universitare të Grazit. Në Graz, tre të katërtat e fëmijëve tësëmurë nga kanceri në gjak kthehen të shëruar në shtëpi. E kundërta ndodhte në Kosovë: atje vdisnin po kaq fëmijë, si pasojë e mungesës së dijes dhe terapisë.
Për këtë arsye shumë kush nga Ksoova sillte fëmijët e sëmurë në këtë klinikë. Te rasti i Kastriotit, prindërve të tij u kishte ndihmuar me të madhe axha i tij, Arbri. Qe themeluar “Ndihma kosovare për fëmijët me kancer”, pastaj qe sjellë një mjek kosovar për specializim në Graz. Dhe tash, tetë vite më pas, në Prishtinë ekziston një stacion me 25 shtretër për fëmijët e sëmurë nga kanceri.
Por pa ndihmën shembullore të mjjeküëve nga Steieri austriak asgjë nga këto nuk do të ishet e mundur. Ata posa kanë ardhur nga një qëndrim i radhës disaditësh në Kosovë. Atje kanë aftësuar mjekë të tjerë, kanë mbajtur një workshop, ku ka marrë pjesë edhe ministri i shëndetësisë dhe kanë realizuar edhe disa operacione, skruan krone.at.
“Mjekëve në Kosovë u mungon ende me të madhe know-how, të cilin ne e kemi akumuluar në tridhjet vptet e kaluara. Ne dëshirojmë t`i ndihmojmë ata për trajtimin e fëmijëve. Është kjo për ne një çështje përkushtimi”, thotë Urban.
Për muajin maj është planifikuar sërish një udhëtim pune në Koeovë. Me atë rast do t`u tregohet mjekëve kosovarë se si vendoset kateteri qendror për ta bërë hemoterapinë. Qëllim afatgjatë është që atyre tu mësohet mjeshtëria e terapisë me qelizat burimore.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











