Lajme
Ndërkombëtarët vazhdojnë me thirrjet për qetësi
Misionet ndërkombëtare, si të Bashkimit Evropian, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së sot ritheksuan mbështetjen e përpjekjeve të Qeverisë për të vazhduar hetimet e vrasjes së pesëfishtë në Shkup.
“Ne dënojmë vrasjet e tmerrshme që ndodhën në afërsi të fshatit Smillkovë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Jemi në dijeni se autoritetet po hetojnë këtë krim dhe janë në kërkim të autorit apo autorëve. Ne mbështesim përpjekjet e qeverisë që të vazhdojë procedurat hetimore dhe juridike në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme,i dhe inkurajojmë bashkëpunimin e qytetarëve në grumbullimin e të gjitha informacioneve në dispozicion lidhur me këto vrasje”, theksohet në komunikatën e përbashkët, transmeton INA.
BE, NATO, OSBE dhe SHBA u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të përmbahen nga spekulimet apo pohimet e pabazuara, dhe të tregojnë durim për rrjedhjen e procesit hetimor.
“Kur qytetarët inkuadrohen në dhunë apo bëjnë përpjekje për të marrë ligjin në duart e tyre, kjo vetëm se largon policinë nga hetimi dhe e bën më të vështirë nxjerrjen e vrasësve para drejtësisë“, theksonë komuniteti ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











