Lajme
Zvicra ndihmon riatdhesimin e kosovarëve
Ambasadori Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa, tha se Kosova është duke i zbatuar marrëveshjet
Arritjet e Kosovës në fushat e ri-pranimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar, sfidat dhe planet e Qeverisë në avancimin e kësaj agjende shumë të rëndësishme për vendin, këto ishin çështjet për të cilat u bisedua në takimin e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, me Ambasadorin Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa.
Ministri Rexhepi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit, në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë.
Ai tha se deri më tani ri-integrimi i personave të riatdhesuar ka shkuar sipas parashikimeve dhe se po përmbushen të gjitha obligimet ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Ambasadori Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa, tha se Kosova edhe pse si shtet i ri është një model i mirë i zbatimit të marrëveshjeve me vendet evropiane për një ri-integrim të suksesshëm dhe ofroi mbështetjen e Qeverisë Zvicerane në mënyrë që të ketë një ri-integrim të qëndrueshëm të personave që ri-atdhesohen.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që në të ardhmën të thellojnë bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe theksuan nevojën e ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












