Lifestyle
Jepet premiera evropiane e filmit “Bright”
Në kryeqytetin britanik, Londër është dhënë premiera e filmit më të ri të aktorit Will Smith, “Bright”.
Adhurues të shumtë ishin mbledhur me këtë rast vetëm për ta parë aktorin e dashur Hollywoodian, i cili deklaroi se është shumë i emocionuar për këtë projekt.
“Këto janë kohëra serioze për evoluimin e njerëzve, ngase me hapa shumë të sigurt jemi larguar nga epoka e kinematografisë industriale në një epokë të teknologjisë së avancuar. Çfarë do të thotë kjo për njerëzimin. Është vërtet emocionuese ta shikosh se si gjërat po ndryshojnë në aspektin racor, në aspektin politik, në fushën e showbizit dhe të shohësh se si njerëzit po e konsumojnë informacionin. Kështu që po, jam shumë i emocionuar për këtë film”, ka thënë ai.
Me regji të David Ayer, i njohur për projektin me buxhet të lartë, “Suicide Squad”, filmi “Bright” zë vend në një realitet më ndryshe, ku njerëzit jetojnë krahas zanave dhe krijesave të tjera jonjerëzore.
Ai e rrëfen historinë e dy policëve të Los Anxhelosit, të cilët e zbulojnë një relikt magjik me fuqi të jashtëzakonshme dhe duhet ta bëjnë të pamundurën ta mbrojnë atë, të mos bie në duart e gabuara.
Regjisori e ka shfrytëzuar një tregim fantastiko-shkencor për të sjellë fokus mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë sot, siç janë racizmi dhe dallimet në klasa.
Filmi “Bright”, në të cilin po ashtu luajnë aktorët Joel Edgerton dhe Noomi Rapace, do të lansohet në Netflix nga 22 dhjetori.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













