Lajme
“Grupi i Gjilanit”, Nuhiu hedh poshtë akuzat
Shemsi Nuhiu ka hedhur poshtë akuzat para Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve në Gjilan në vitin 1999, si anëtar i të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së.
Në fillim të gjykimit të unifikuar kundër 17 anëtarëve të të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së, 12 nga të cilët janë në arrati, Nuhiu ka mohuar edhe se ka qenë anëtar i UÇK-së, duke argumentuar se për krimin në Gjilan, me të cilin është ngarkuar nga prokuroria serbe, ka mësuar nga gazetat dhe ka pohuar se aktakuza nuk është e saktë.
Ai është arrestuar një vit më parë në Zvicër në bazë të një fletarrestimi të Serbisë dhe në fund të muajit mars u ekstradua në Serbi.
Ai është paraqitur për herë të parë në gjykatë të hënën.
Përveç tij në paraburgim gjenden edhe tre të pandehur, njëri mbrohet në liri, ndërsa të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore të Serbisë dhe janë duke u gjykuar në mungesë.
Në gjykimin e së hënës, të gjithë të akuzuarit përsëriten se procesi është i motivuar politikisht kundër tyre, duke mohuar përfshirjen në krimet që i mvishen UÇK-së.(Evropa e lirë)
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











