Lajme
50.000 adoleshentë vijnë në ditëlindjen e 14-vjeçarit falë Facebook-ut
Një adoleshent francez, i cili dëshironte të bëjë një zhurmë për ditëlindjen e tij, kishte nisur ftesat e tij me mesazhe të thjeshta. Por, pa dijeninë e tij, një shoqe vendos ftesën në Facebook në rubrikën “Ngjarje e fshehtë”.
Djaloshi kishte paraparë të festojë ditëlindjen me 29 shokë dhe shoqe. Shoqja e tij, me dëshirë që të ndihmojë krijon në Facebook rubrikën “Ngjarje e fshehtë” dhe me këtë veprim ajo fton me shumë se 48.000 persona. Babai i djaloshit ka bërë padi kundër Facebook-ut.
Emri dhe mbiemri i djalit tim është përdorur si një fije për të krijuar një ngjarje, thotë babi i merakosur për media.
Të alarmuar nga përmasat e rastit, babai ka paraqitur një ankesë kundër X për “vjedhjet e identitetit” të djalit të tij. Djali i tij kishte filluar të dërgojë ftesat përmes telefonit gjatë natës së diel. Por të hënën, për shkak të ftesës të vendosur në Facebook nga një mikeshë e tij, grupi sekret tashmë kishte 16,500 anëtarë.
Secili anëtar i këtij grupi “sekret” kishte mundësinë për të ftuar 60 persona. Në total, 33.000 njerëz janë “ftuar” natën e martë dhe 15.000 të tjerë në një grup të ri të titulluar “Dita e Benjamin Jaude”, emri i djaloshit të lartpërmendur.
Babai është përpjekur të mbyllë faqen, duke argumentuar se disa “mysafirë” kanë kërcënuar djalin për “thyerje të çdo gjëje”, nëse nuk mbahet festa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












