Lajme
“Londër 2012”, pengesat për Kosovën
Një nga yjet më të mëdhenj në botë në sportin e xhudos është duke bërë të pamundurën për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën e Londrës, shkruan “Financial Times”.
Kjo është Majlinda Kelmendi e cila sipas gazetës britanike, është e gjashta në botë në peshën poshtë 52 kg, sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, çka nënkupton se ajo e ka të garantuar një vend në Lojërat Olimpike Londër 2012.
Tetorin e kaluar sportistja nga Kosova mori medalje ari në Kupën e Botës në Itali dhe Bjellorusi dhe në Abu Dhabi Grand Prix. Gazeta thekson se atletët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë vendin e tyre në Lojërat Olimpike dhe javën e ardhshme Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të vendosë se nën cilin flamur do të konkurrojë Majlinda Kelmendi gjatë kësaj vere.
“Unë kam punuar shumë për këtë ditë dhe kam pasur ëndërr të përfaqësoj vendin tim në Olimpiadë dhe nuk dua që askush të më thotë se është e pamundur të përfaqësoj Kosovën në Londër. Nuk e kuptoj se përse gjithçka duhet lidhur me politikën”, thotë sportistja kosovare në intervistën dhënë “Financial Times” të Londrës.
Lobimi serb e ka mbajtur Kosovën jashtë Komitetit Ndërkombëtar dhe shumicës së Federatave Sportive Ndërkombëtare, sipas Ministrit kosovar të Sporteve, Memli Krasniqi.
Pasaporta e dytë e Kelmendit, ajo shqiptare i mundësoi asaj të konkurojë në Itali dhe Bjellorusi vjeshtën e kaluar dhe ishte himni shqiptar që u luajt kur ajo u bë Kampione e Evropës për të Rejat në 2009 dhe 2010. Ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer që e lejoi Majlinda Kelmendin të përfaqësojë Federatën si atlete e pavarur, përfshi dhe Kampionatin Botëror të Parisit ku ajo mori medaljen e artë.
Por kur Serbia është e vendosur të pengojë Kosovën nga aspirata për shtetin e vet dhe kur vende si Rusia, Kina dhe Spanja janë të gatshme për ta kufizuar atë për shkak të lëvizjeve separatiste që ziejnë në vendet e tyre, shkruan “Financial Times”, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nuk ka gjasa t’i lejojë Kelmendit të përfaqësojë Kosovën në Londër.
Një kompromis, që do i lejonte asaj të konkurronte e pavarur nën flamurin olimpik, sic bënë atletët nga ish-Jugosllavia në Barcelonë në vitin 1992, është duke u marrë në konsideratë si mundësi, shkruan gazeta britanike./albinfo&tch/
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











