Kosova
Javën e ardhshme takimi për stabilizim asocim
Javën e ardhshme mbahet takimi Kosovë – BE për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Komisioni Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë – BE do të mbajë takimin e pestë më 17 dhe 18 shtator në Prishtinë.
Ky komisioni përbehet nga dy delegacione: delegacionit parlamentar të Kosovës që kryesohet nga deputeti Memli Krasniqi dhe delegacionit të parlamentarëve evropianë, që kryesohet nga Tonino Picula.
Për mbledhjen e këtij komisioni, përgatitjen e tij dhe temat që do të diskutohen, sot ka mbajtur takim delegacioni kosovar.
“Memli Krasniqi, kryesues i delegacionit kosovar, prezantoi temat e mbledhjes se Komisionit Kosovë – BE dhe foli për rëndësinë e shtimit të angazhimit për mbikëqyrjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Krasniqi po ashtu theksoi nevojën që të shtohen përpjekjet e të gjithë akterëve politikë në Kosovë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Krasniqi njoftoi se tema të diskutimit në mbledhjen e Komisionit Kosovë – BE do të jenë: raportet Kosovë – BE, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i MSA-së, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe tema të tjera.
Krasniqi ka njoftuar anëtarët e delegacionit se në këtë takim do të flasë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq në emër të BE-së, përfaqësuesja për Kosovë, Natalya Apostolova.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












