Kosova
Gashi ia dorëzon detyrën Mustafës
Ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafës detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Ministri Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së.
Ekrem Mustafa ka marrë pozitën e re të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës. Atij detyrën në mënyrë zyrtare ia ka dorëzuar tashmë ish-ministri Bejtush Gashi. Në njoftimin për media të kësaj ministrie thuhet se gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit ata kanë diskutuar për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafës detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Ministri Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së.
Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka falënderuar ministrin e shkarkuar, Bejtush Gashi, për të cilin ka thënë se në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale. Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së, pasi ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












