Ekspozita
Në Maqedoni hapet ekspozita kushtuar diasporës shqiptare
Ekspozita e njëjtë më herët është paraqitur edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dhe në Prishtinë
Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë u hap ekspozita kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj, e titulluar “Unë jam shqiptar”, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.
Ekspozita që ka për tematikë emigrimin e shqiptarëve, përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.
Ekspozita e njëjtë më herët është paraqitur edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dhe në Prishtinë.
Në hapjen e ekspozitës i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi, i cili theksoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk mungojnë në këtë ekspozitë ku paraqiten emigrantët shqiptar që kanë kontribuar për popullin shqiptar, transmeton “ATSH”.
Ndërkaq, kryetari i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skënder Asani tha se “pa mërgatën shqiptare ne nuk do të kishim ekzistencë në këto troje, troje të cilat kanë qenë gjithnjë synim për t’i marrë dikush tjetër dhe për të bërë një histori krejtësisht tjetër dhe falë kësaj mërgate ne jemi këtu”, përcjell albinfo.ch.
Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e heroit kombëtar, Gjerg Kastriot Skënderbeut, kur edhe filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ekspozita po ashtu përmban fotografi të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, fotografi të arvanitasve dhe rilindasve shqiptarë.
Fotografia e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar me fotografi nga Sofja, Bukureshti, Kajroja, Stambolli dhe Vjena.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e kulturës.
“Sot konstatoj me kënaqësi që kemi vënë gurthemelin e një bashkëpunimi të rëndësishëm, që do të konkretizohet dhe do të jetë drejtpërsëdrejti edhe me produkte të tjera kulturore”, tha Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













