Kosova
Haradinaj sërish në aksion për të pastruar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar edhe sot aksionit të pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që u zhvillua në parkun e Gërmisë, saktësisht në brezin rrugor të këtij lokaliteti.
Kryeministri Haradinaj tha se tash e sa vjet ka munguar kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet, duke i bërë thirrje kryetarit Shpend Ahmeti dhe komunës që të kujdesen për këto hapësira të cilat u takojnë qytetarëve.
“Nuk është kosto e lartë që të largohen këto materiale ndërtimore dhe të kthehet në park një hapësirë e vogël si kjo. Në të kaluarën Kosova dhe shqiptarët, kanë qenë të shquar për njerëz që kanë pasur respekt për hapësirat e përbashkëta. Ka ndodhur një ndërprerje, koha e luftës edhe e zhvillimeve, por nuk mund të arsyetohemi 20 vjet më vonë dhe ngado që shkojmë të gjejmë mbeturina e deponi, në vende që ky të jetë një vend ku argëtohen fëmijët”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nuk do të lejojnë që një gjendje e tillë të vazhdojë edhe më tutje.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se të gjithë atë që e kërkojnë votën e qytetarëve, duhet të tregojnë se edhe ata mendojnë për fëmijët e këtij vendi.
“I lus qytetarët që të mos i votojnë ata kryetarë të komunave që nuk kujdesen për hapësirat e përbashkëta publike”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në çdo komunë, pa përjashtim, kudo që ka shkuar ka parë mbeturina.
Kryeministri Haradinaj, tha se pas 15 dhjetorit kur edhe përfundon aksioni i pastrimit për këtë vit, të gjithë ata që hedhin mbeturina do të dënohen, derisa ka falënderuar të gjithë ata vullnetarë që po marrin pjesë në aksionit e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Nuk bënë te hedhim mbeturina. E kam thënë edhe më herët ne po ankohemi për liberalizim të vizave, por Evropa nuk është kështu. Ne duhet të japim sinjale të mira se jemi njerëz të vetëdijshëm”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se dikush duhet të jap llogari për këtë gjendje.
Koordinatori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se Kosova po pastrohet çdo ditë dhe deri më sot janë pastruar 450 deponi ilegale, apo më shumë se gjysma e tyre, dhe me këtë dinamikë do të vazhdohet deri në fundin e fushatës, më 15 dhjetor 2018.
Ai apeloi te të gjithë kryetarët e komunave që në momentin kur japin leje të ndërtimit, t’i kushtëzojnë kompanitë që merren me ndërtim, që të ofrojnë plan për trajtimin e mbetjeve inerte.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












